Java Globale e Edukimit

Java Globale e Edukimit është një nismë vjetore mbarëbotërore ndërgjegjësuese që zhvillohet gjatë javës së tretë të nëntorit. Është një thirrje për të rimenduar botën tonë së bashku, duke përdorur Edukimin Global si një mjet për solidaritet dhe ndryshim, dhe për të kontribuar për një botë më të qëndrueshme dhe më të barabartë. Gjatë përgatitjes dhe gjatë javës ndahen zgjidhje për rishikimin e zakoneve dhe mënyrave tona të jetesës, shpenzimeve, por edhe gjetjen e mënyrave të reja të edukimit dhe socializimit.Shkolla jonë do të marrë pjesë në këtë iniciativë duke i bërë nxënësit tanë me mentorët e tyre gjatë kësaj jave të zhvillojnë aktivitete të tilla si prezantime, biseda, debate, seminare dhe trajnime do të fokusohen në temën: përmirësimi i kapaciteteve të të rinjve, edukimi mediatik, mbrojtja e natyrës dhe promovimi i kulturës, artit dhe vlerave humanitare.Me pjesëmarrjen në Javën e Edukimit Global, shkolla e mesme “Niko Nestor” – Strugë, ofron shikueshmëri globale në programet që ofrojnë realizimin e projekteve të partneritetit me organizata në mbarë Evropën që ushqejnë vlerat evropiane.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top