Dita Botërore e SIDA-s. Në prezantim nxënësit ndoqën një film të shkurtër dhe më pas një prezantim për HIV-in dhe AIDS-in, në fund u diskutua dhe u bënë pyetje nga studentët e pranishëm.
Në kuadër të projektit Erazmus+ “Aftësitë për nesër”,mbështetur prej Agjencionit Kombëtar për Programet Arsimore Evropiane dhe Mobilitet,veprim kyç 1- mobiliteti i nxënësve në arsimimin dhe aftësimin profesional, në periudhën nga 21.09.2021 deri 06.10.2021 në Povoa De Varzim,Portugali,5 nxënës prej SH.M.K “Niko Nestor”-Strugë prej drejtimit ekonomik-juridik dhe tregtar,mjekësi dhe drejtimi i elektroteknikës e kryen mësimin praktik në kompani të njohura në këtë vend.Përveç rritjes së kompetencave të nxënesve në kuadër të drejtimit për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive,nxënësit kishin mundësi ti njohtojnë veçoritë kulturore,historike të Portugalisë duke vizituar vendet më të njohura në Porto,Braga dhe Povoa de Varzim.






