Erasmus+ projekti

Në datë 30.11.2021 në ambientet e SH.M.K “Niko Nestor”- Strugë u mbajt shpërndarja e projektit Erasmus + “Aftësitë për nesër”. Shpërndarja e shkathtësive dhe njohurive të fituara u krye nga nxënëset pjesëmarrëse në projekt (Marina Baloska, Hana Bekteshi, Bojana Kocoska, Rrona Tateshi dhe Marija Dejkoska) nën udhëheqjen e koordinatores së projektit – Profesoresha Svetlana Gjuroska. Në fillim e mori fjalën drejtoresha Keti Jankoska, e cila i përshëndeti të pranishmit dhe u bëri thirrje pjesëmarrësve që aftësitë e reja t’ua bartin maksimalisht nxënësve të tjerë në shkollën tonë.Në shpërndarjen përmes prezantimit në Power Point, video dhe materiale promovuese,nxënëset nën drejtimin e koordinatores të projektit transferuan përvojat, njohuritë dhe aftësitë e reja të fituara gjatë mobilitetit në Portugali në periudhën 21.09.2021- 05.10.2021, gjatë së cilës studentët realizuan punë praktike në kompani të njohura në fushën e tyre.Gjithashtu, nxënëset pjesëmarrës në mobilitet prezantuan para të pranishmëve pamjet e rëndësishme kulturore dhe historike në Povoa de Varzim, Braga, Guimares dhe Porto, të cilat i vizituan gjatë fundjavave, si dhe duke rrëfyer traditën dhe kulturën portugeze për nxënësit e tjerë dhe mësuesit të pranishëm në shpërndarje. Në këtë ngjarje, koordinatori i projektit ndau çertifikatat Europass për pjesëmarrësit në mobilitet, dhe pjesëmarrësit shpërndanë materialin promovues për nxënësit dhe mësuesit e pranishëm.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top