Në shkollën tonë u mbajt ekspozita edukative e shkollës për hulumtime dhe projekte inovative, të nxënësve të shkollave të mesme të shpërblyera nga konkursi shtetëror i 58-të i hulumtuesve të rinj nga R.V e Maqedonisë 2022 në shkencat e aplikuara natyrore dhe teknike. Në këtë manifestim morën pjesë ministri i Arsimit dhe Shkencës z.Jeton Shaqiri, drejtori i Universitetit Teknik Kombëtar të Maqedonisë z.Pero Mitrev, një numër i madh i mësimdhënësve dhe nxënësve. Është një nder dhe kënaqësi e madhe për ne të presim një ngjarje kaq të mrekullueshme.