kremtuam përvjetorin e themelimit të shkollës tonë

Sot përmes një manifestimi modest kremtuam përvjetorin e themelimit të shkollës tonë. Në manifestim ishin të ftuar mysafirë të shumtë duke përfshirë përfaqësues nga familja e të ndjerit Niko Nestor, përfaqësues nga komuna e Strugës, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, Byroja për Zhvillim të Arsimit, Unioni i Luftëtarëve, një numër i madh mësuesish dhe nxënësish ishin pjesë e këtij manifestimi. Me nderim dhe kënaqësi të veçantë shpërblyem profesorët tanë në pension, profesorët jubile, profesorë mentorë dhe studentë, të cilët kontribuan dhe e prezantuan shkollën tonë dhe arritën rezultate. Falënderojmë të gjithë dhe urojmë që çdo vit të jetë më i suksesshëm dhe të punojmë për një të nesërme më të mirë për brezat e ardhshëm.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top