450 kompani pranojnë nxënës për trajnime praktike, dhe shperndahen rreth 1500 bursa për nxënësit e arsimi profesional

📌📌Sot së bashku me ambasadoren e🇨🇭 Zvicrës Veronik Ulman dhe drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Antoni Peshev, vizituam kompanin Aceski, e cila ka krijuar bashkëpunim në interes të zbatimit cilësor të trajnimit praktik dhe përgatitjes së nxënësve direkt në vendin e punës.
✔️Procesi arsimor në shkollat e mesme profesionale është vërtet interesant dhe cilësor, sepse në pjesën më të madhe të tyre zbatohet koncepti i arsimit dual të cilin e kemi prezantuar, zhvilluar, zbatuar dhe promovuar së bashku me komunitetin e biznesit, me odat, me vetëqeverisjet lokale dhe me mbështetjen e madhe të Ambasadës Zvicerane.
➡️Për nxënësit është ofruar mësimdhënie praktike, në llogari të teorisë së mësimdhënies edhe atë drejtëpërdrejtë në vend pune në kompani. Këtë vit mbi 450 kompani do të pranojnë nxënës për trajnime praktike, ndërsa do të ndahen rreth 1500 bursa për nxënësit të cilët do të zgjedhin arsimin profesional dual dhe në përgjithësi arsimin e mesëm profesional sikurse edhe viteve të mëparshme.
✅️E gjithë kjo le të jetë motiv që semi-maturantët të zgjedhin shkollat e mesme profesionale dhe t`i sigurojnë vetes një të ardhme më të mirë dhe secili sukses i tyre në të ardhmen të jetë edhe një kontribut për përparimin e vendit.

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top