Garat kombëtare të Olimpiadës të Ekonomisë

Sukseset në shkollën tonë SHMK “Niko Nestor” -Strugë nuk kanë të ndalur. Në garat kombëtare të Olimpiadës të ekonomisë në datë 24.06.2023 që u organizuan në Tetovë , ne si shkollë , veçanërisht drejtimi i ekonomisë, morëm pjesë me 9 nxënës , nën mbikqyrjen e mentores prof. Afërdita Kaliqi Banushi. Dy nxënës prej tyre , Elvedin Mejminoski dhe Labinot Mazari u ranguan te 10 nxënësit më te suksesshëm në testin garues me shkrim. Pas garës me shkrim 10 nxënësit më të mirë u testuan edhe me përgjigje me gojë ku aty u zgjodhën 5 nxënës nga e gjithë Maqedonia. Te 5 nxënesit më të mirë u zgjodh edhe Elvedin Mejminoski i drejtimit ekonomi i shkollës sonë. Këto 5 nxënesit do të na prezantojnë në garat ndërkombëtare ne Bratisllavë. Ju urojmë suksese nxënësve ne garat ndërkombëtare dhe gjithë nxënësve tjerë të drejtimit ekonomiko-juridik dhe tregtar të shkollës tonë që nuk u lodhën duke punuar dhe angazhuar si nxënesit, ashtu edhe profesorët e tyre.

 

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Scroll to Top