Inovacioni dhe ekspertiza jonë kanë dhënë rezultat.
Shkolla jonë SHMK Niko Nestor ka përfituar grant nga projekti “Ndërtimi i urave të reja” i financuar nga misioni i OSBE-së dhe MASH-it në vlerë prej 350,000,00 den.
Mjetet nga ky grant do të ndahen për pajisjen e një punëtorie për mësim praktik për kursin e teknikut të ushqimit, pajisjet do të sigurohen nga misioni i OSBE-së.
Shumë faleminderit misionit të OSBE-së dhe MASH-it që shkolla jonë është përfituese e një granti të tillë që do të kontribuojë në arsimim më cilësor dhe trajnim praktik për nxënësit tanë.
Falënderim edhe për koordinatorët e projektit, profesoret Kristina Markoska Monevska dhe Nade Klechkaroska, të cilat e përgatitën dokumentacionin e projektit.
Kalojmë në sfidat e radhës.