Drejtimi ndërtimtari-gjeodezi

Drejtimi Ndërtimtari-Gjeodezi

Profili – teknik i arkitekturës

Ëndërroni për shtëpinë tuaj të ardhshme dhe si do të duket ajo?
Së fundi, si të ëndërroni dhe si t’i realizoni ëndërrat tuaja?
Kjo studiohet tek ne në drejtimin ndërtimtari – gjeodezi profili arkitekturë. 

Në suazat e drejtimit arsimohen dhe aftësohen këto profile:

– Teknik i arkitekturës

– Teknik i ndërtimtarisë së ulët

SH.M.K. “Niko Nestor” – Strugë për nevojat e drejtimit të ndërtimtarisë bashkëpunon me më shumë organizata dhe ndërmarrje ndërtimore si që janë:

– Sh.A. “Ilinden” – Strugë

– “Makedonija pat” – Strugë

– CHE “Gllobocica” – Strugë

– “KNAUF” Dibër

Drejtimi i ndërtimtarisë dhe i gjeodezisë në shkollën tonë është njëri nga drejtimet me traditë më të gjatë dhe më atraktiv jo vetëm për nxënësit e rrethit të Strugës por  dhe jashtë saj, ashtu që shndërrohet në qendër arsimore regjionale të ndërtimtarisë.

Drejtimi Ndërtimtari-Gjeodezi

Profili – teknik i gjeodezisë

Kabineti i gjeodezisë disponon me:

– Klasë për mësim frontal dhe klasë të madhe për zbatim të mësimit praktik

– Rrjet poligonal dhe linjor të stabilizuar në oborrin e shkollës, i cili shërben si bazë për zbatimin e matjeve

– Instrumente gjeodezik nga të gjitha llojet, konstruksione të vjetra dhe të reja

– Mjete për hartim të detajit si dhe planimetra të thjeshtë dhe dixhital

Nëse dëshiron të bëhesh preciz bëhu
gjeodet.

Pas Mbarimit të shkollës gjeodezike nxënësit të përgaditur për:

Zbatimin e punëve gjeodezike nga gjeodezija e ulët, gjeodezija e aplikuar dhe një pjesë nga fotogrametrija.

Scroll to Top