Në kuadër të projektit Erazmus+ “Aftësitë për nesër",mbështetur prej Agjencionit Kombëtar për Programet Arsimore Evropiane dhe
Mobilitet,veprim kyç 1- mobiliteti i nxënësve në arsimimin dhe aftësimin profesional, në periudhën nga 21.09.2021 deri 06.10.2021 në Povoa De Varzim,Portugali,5 nxënës prej SH.M.K “Niko Nestor"-Strugë prej drejtimit ekonomik-juridik dhe tregtar,mjekësi dhe drejtimi i elektroteknikës e kryen mësimin praktik në kompani të njohura në këtë vend.Përveç rritjes së kompetencave të nxënesve në kuadër të drejtimit për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive,nxënësit kishin mundësi ti njohtojnë veçoritë kulturore,historike të Portugalisë duke vizituar vendet më të njohura në Porto,Braga dhe Povoa de Varzim.








Në datë 30.11.2021 në ambientet e SH.M.K “Niko Nestor”- Strugë u mbajt shpërndarja e projektit Erasmus + “Aftësitë për nesër". Shpërndarja e shkathtësive dhe njohurive të fituara u krye nga nxënëset pjesëmarrëse në projekt (Marina Baloska, Hana Bekteshi, Bojana Kocoska, Rrona Tateshi dhe Marija Dejkoska) nën udhëheqjen e koordinatores së projektit – Profesoresha Svetlana Gjuroska. Në fillim e mori fjalën drejtoresha Keti Jankoska, e cila i përshëndeti të pranishmit dhe u bëri thirrje pjesëmarrësve që aftësitë e reja t’ua bartin maksimalisht nxënësve të tjerë në shkollën tonë.
Në shpërndarjen përmes prezantimit në Power Point, video dhe materiale promovuese,nxënëset nën drejtimin e koordinatores të projektit transferuan përvojat, njohuritë dhe aftësitë e reja të fituara gjatë mobilitetit në Portugali në periudhën 21.09.2021- 05.10.2021, gjatë së cilës studentët realizuan punë praktike në kompani të njohura në fushën e tyre.
Gjithashtu, nxënëset pjesëmarrës në mobilitet prezantuan para të pranishmëve pamjet e rëndësishme kulturore dhe historike në Povoa de Varzim, Braga, Guimares dhe Porto, të cilat i vizituan gjatë fundjavave, si dhe duke rrëfyer traditën dhe kulturën portugeze për nxënësit e tjerë dhe mësuesit të pranishëm në shpërndarje. Në këtë ngjarje, koordinatori i projektit ndau çertifikatat Europass për pjesëmarrësit në mobilitet, dhe pjesëmarrësit shpërndanë materialin promovues për nxënësit dhe mësuesit e pranishëm.



