Teknik i ekonomisë
DREJTIMI EKONOMI, DREJTËSI DHE TREGËTI
Aftesimi i nxenesve për :
Punë ekonomike Udhëheqje dhe menaxhim biznesi Cështje kontabiliste financiare Lidhja e teorisë me praktikën Marketingun i biznesit.
INFORMACIONE
Nxënesit mësojne:
Si të bashkëpunojmë dhe komunikojmë me tjerët, Si të fillohet biznesi (bazat e biznesit), Si te udhehiqet biznesi, Si te aftesohen per shkollim te metutjeshem
Kushtet për punë:
Mësim kabinetik
Pajisje kompjuterike
Profili – teknik i arkitekturës
DREJTIMI NDËRTIMTARI-GJEODEZI
Ëndërroni për shtëpinë tuaj të ardhshme dhe si do të duket ajo?
Së fundi, si të ëndërroni dhe si t’i realizoni ëndërrat tuaja?
Kjo studiohet tek ne në drejtimin ndërtimtari – gjeodezi profili arkitekturë.
Në suazat e drejtimit arsimohen dhe aftësohen këto profile:
– Teknik i arkitekturës
– Teknik i ndërtimtarisë së ulët
SH.M.K. “Niko Nestor” – Strugë për nevojat e drejtimit të ndërtimtarisë bashkëpunon me më shumë organizata dhe ndërmarrje ndërtimore si që janë:
– Sh.A. “Ilinden” – Strugë
– “Makedonija pat” – Strugë
– CHE “Gllobocica” – Strugë
– “KNAUF” Dibër
Drejtimi i ndërtimtarisë dhe i gjeodezisë në shkollën tonë është njëri nga drejtimet me traditë më të gjatë dhe më atraktiv jo vetëm për nxënësit e rrethit të Strugës por dhe jashtë saj, ashtu që shndërrohet në qendër arsimore regjionale të ndërtimtarisë.
DREJTIMI NDËRTIMTARI-GJEODEZI
Profili – teknik i gjeodezisë
Kabineti i gjeodezisë disponon me:
– Klasë për mësim frontal dhe klasë të madhe për zbatim të mësimit praktik
– Rrjet poligonal dhe linjor të stabilizuar në oborrin e shkollës, i cili shërben si bazë për zbatimin e matjeve
– Instrumente gjeodezik nga të gjitha llojet, konstruksione të vjetra dhe të reja
– Mjete për hartim të detajit si dhe planimetra të thjeshtë dhe dixhital
NËSE DËSHIRON TË BËHESH PRECIZ BËHU
GJEODET.
Pas Mbarimit të shkollës gjeodezike nxënësit të përgaditur për:
Zbatimin e punëve gjeodezike nga gjeodezija e ulët, gjeodezija e aplikuar dhe një pjesë nga fotogrametrija.
Motër medicinale
DREJTIMI SHËNDETËSOR – MJEKËSI
Prej vitit shkollor 2004/05, në shkollën tonë realizohet programi mësimor i drejtimit të mjeksisë
PËR NEVOJAT E PROCESIT EDUKATIV-ARSIMOR, REALIZOJMË BASHKËPUNIM ME O.P.SH, QENDRA MEDICINALE NË STRUGË
Nxënësit aftësohen për:
-Kryerjen e punëve dhe të detyrave të punës në organizatat shëndetsore në suazat e mbrojtjes primare sekundare dhe terciare.
-Aplikimin profesional dhe efikas të diturive dhe shkathtësive të fituara
-T’i respektojnë dhe zbatojnë normat etike në punë.
-Ta shfrytëzojnë softverin medicinal.
-Të kujdesen për mirëmbajtjen e ambientit të përshtatshëm për punë.
-Ta përgatisin dhe ta përdorin terapinë sipas urdhërit dhe nën mbikqyrjen e mjekut.
SHËNDETI ËSHTË PASURIA MË E MADHE
Teknik i kimi teknologjisë
DREJTIMI KIMI – TEKNOLOGJI
Nxënësit aftesohen për:
– Pergatitjen dhe organizimin e proceseve teknologjike
– Udhëheqjen dhe mbikqyrjen e prodhimit
– Studimi kimik, fiziko-kimik dhe mekanik të materialeve
– Korelacion të teoris me praktiken
– Respektimin e masave higjeno-teknike per mbrojtje
INFORMACIONE
Kushtet per pune:
– Mesimi ne kabinet me mjete te konkretizimit
– Labratori i kimisë i përgatitur me mjete bashkëkohore
– Mesonjtorja e paisur me kompjutere
Nxënesit mesojne:
– Si te mendojne me menyr kritike dhe te bashkëpunoje me te tjeret
– Si të kenë përgjegjsi ndaj punës
– Si ta fillojnë biznesin e tyre
– Si të aftesohen per shkollimin e tyre të mëtejshem
Menyra bashkohore e jetesës, kerkon zhvillim te ekonomise. Prandaj, na bashkohuni! Bashke te mesojme dhe ta bëjme me te mire ardhmërin tonë
DREJTIMI KIMI – TEKNOLOGJI
Bukëpjekës
Qëllimi kryesor i arsimit profesional është zhvillimi i personalitetit të nxënësve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitja e tyre për t’u punësuar ne veprimtaritë profesionale që lidhen drejtpërdrejt me përpunimin e brumit”. Për të realizuar këtë, shkolla profesionale u krijon nxënësve mundësi e krijimit të aftësive:
-Të prodhojë bukë masive, dhe asortimente me miell gruri (franxhollë, panine, simite, qahi, gjevrek, pulieze, bagetë, bukë me shtesa e fara drithore, pite, byrekë etj.).
-Të prodhojë asortimente të tjera me miellra të ndryshëm (thekre, misri, soje si dhe asortimente me miell të harmonizuar).
-Të prodhojë biskota, Kroasan
-Të prodhojë makarona
-Të prodhojë pica
-Të prodhojnë ëmbëlsira dhe torta.
Teknik i konfeksionit
DREJTIMI TEKSTIL – KONFEKSIONER
Nxënësit aftësohet :
– Përgatitjen dhe organizimin e procesit teknologjik në industrinë e tekstilit për punimin e veshjes
– Udheheqjen dhe mbikqyrjen e prodhimit
– Punësimin e tyre ne te ardhmen në industrine e tekstilit
– Shkollimin e tyre të mëtejshem në të ardhmen
– Përdorimin dhe mirëmbajtjen e makinave dhe të stabilimenteve
– Punimin në menyre të pavarur të veshjes
– Shprehje estetike
– Realizimin e ecurive të reja të modës te ne dhe në botë
– Lidhjen e mesimit teorik në punën praktike
Nxenesit mesojne:
– Të bëhen kreatorë të modës
– Të realizojnë njohurit e tyre për modën në vepra të përgatisin modele për revyte e modes
– Të përgatisin kolekcione sezonale të modes
– Të marrin pjese në panagjyre duke i prezantuar modelet e tyre
– Të fillojnë biznesin e tyre
– Të bashkepunojne me ndërmarjet e tekstilit nga rajoni
SHFRYTËZOJE TALENTIN TËND, BËHU MODELUES
Elektroteknik për teknikë kompjuterike dhe automatike
DREJTIMI ELEKTROTEKNIK
Në gjeneratën e parë ka pasur 2 paralele në drejtimin elektroteknik dhe atë në dy gjuhë Shqip dhe Maqedonisht.
Në drejtimin tonë nxënësit aftësohen për teknik automatik dhe kompjuterik. Pas mbarimit të arsimit të mesëm nxënësit mund të gjejnë punësim më lehtë si dhe mund të bëhet edhe vetë punësimi. Për drejtimin tonë ka interesim shumë të madh dhe më tutje shpresojmë që do të jemi më të aftësuar dhe do ta ndjekim hapin me zhvillimin e teknologjisë bashkëkohore.
Kamarier
DREJTIMI HOTELIERI – TURIZËM
Që nga viti shkoller 2009-2010 ne kuadër të SHMK “Niko Nestor” – Strugë, funksionon drejtimi hoteleri dhe turizëm.
Duke pasur parasysh se Struga është një vend turistik ku operojnë shumë objekte hotelerike, gjithmon ka ekzistuar nevoja për një shërbim të mirfillt dhe professional që të jemi sa më konkurent në tregun turistik dhe me kërkesë të objekteve hotelerike, u krijuan kushtet për hapjen e një paralele për pregaditjen e kuadrit për këtë profil, të cilëve ju jepet mundë[sia për punësim ne vetë objektet hotelerike.
Gjatë funksionimit pesë vjecar janë arritur suksese ne pregatitjen e këtyre kuadrove të cilët pas diplomimit menjëher janë kyçur me sukses në objektet hotelerike.